Nga: Jack White (kënga “Seven Nation Army” e grupit The White Stripes, nga albumi “Elephant” i vitit 2003)
Përktheu: Agron Shala
Krejt kam me i luftue
Ushtria e shtatë kombeve s’ka me mujt me m’dalë
Ata kanë me u shpërba
Kadaldal e mbrapa shpinës teme
E natën unë me veten flas
Se s’muj me harrue
Mbrapa tymit t’cigares
Tue u end nëpër trunin tem
Porosia qi prej syve t’mi del
Thotë: mos u merr me te!
Nuk du me ndie asnji send për te
Secili e ka nji rrëfim me rrëfye
Secili e di ate
Prej mbretneshës s’Anglisë e deri te zagarët e Ferrit
E nëse e kapi tue ardhë kah unë
Mbrapa te ti kam me e kthye
E kjo s’âsht ajo qi ti do me ndigjue
Ama âsht ajo qi unë kam me e bâ
E ndjesia qi del prej eshtnave t’mi’
Thotë: vatrën e shpisë gjeje ti
Po shkoj n’Viçitë
Përgjithmonë larg prej kësaj opere
N’fushë kam me punue
Kam me e derdh djersën prej secilës pore
Edhe jam kah gjakoj, gjakoj, gjakoj
Bash para Perenisë
Krejt fjalët kanë me gjakue preje meje
E ma s’kam me mendue
Edhe njollat qi prej gjakut tem vijnë
Po m’thonë: n’vatrën e shpisë kthehu ti
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
Kujtime egotiste
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
ANNABEL LI
Mbi macet dhe vajzat ...
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur