Tre mënyra natyrale për të kuruar dhimbjen e shpinës, kyçeve dhe migrenën
Asnjë lloj dhimbje në trupin tuaj nuk duhet t’ju ndalojnë të jetoni jetën në maksimum.
Ndaj, më poshtë ua sjellim tre mënyra natyrore për të kuruar dhimbjen në shpinë dhe kyçet tuaja së bashku me eliminimin e migrenës!
Dhimbje shpine
Relaksimi progresiv i muskujve përfshin tensionimin dhe relaksimin e muskujve. Studiuesit thonë se praktikimi i terapisë dy herë në ditë për dhjetë minuta lehtëson dhimbjen e shpinës me 80 për qind gjatë tetë javëve. Ky relaksim progresiv stimulon sistemin nervor parasimpatik, i cili qetëson nervat e dhimbjes.
Për ta provuar: Bëni duart grusht dhe mbajini për pesë sekonda, pastaj hapni duart, duke u përqendruar në mënyrën se si ndihen muskujt e relaksuar. Përsëriteni me grupe muskujsh në të gjithë trupin.
Dhimbje të kyçeve
Kur dhimbja e kyçeve bëhet kronike, merrni parasysh shtimin e kolagjenit në dietën tuaj. Në një studim të botuar në revistën Nutrition Research, subjektet që hanin peptide kolagjeni çdo ditë përjetuan një ulje prej 43 për qind të ngurtësisë së kyçeve dhe një rritje prej 39 për qind të lëvizshmërisë së kyçeve. Shkencëtarët shpjegojnë se kolagjeni punon për të forcuar kërcin, ligamentet dhe tendinat që mbështesin lëvizjen e kyçeve, shkruan FFW.
Migrena
Provoni të zhyteni në një banjë të ngrohtë kur një migrenë ose dhimbje koke godet si një mënyrë qetësuese për të kuruar dhimbjen. Uji i ngrohtë nxit çlirimin e hormoneve të dhembjes si oksitocina, e cila zvogëlon dhimbjen e kokës brenda katër orësh. Dhe meqenëse studiuesit e Universitetit të Stanfordit raportojnë se banjat e rregullta zvogëlojnë rrezikun e migrenës në të ardhmen me 75 për qind, konsideroni t’i bëni ato një zakon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'