LAJMI I FUNDIT:

​Konjufca: Institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë

​Konjufca: Institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin e Lirisë në fshatin Sllovi të Lipjanit, kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë më15 prill të vitit 1999.

Në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi thuhet se, Konjufca po ashtu takoi disa nga familjarët e të rënëve, me ç’rast çmoi lart kontributin e më të dashurve të tyre dhënë për liri, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me themelimin e shtetit tonë të pavarur.

“Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sakrificës së tyre sublime i përulemi me respekt të përjetshëm”, tha Konjufca.


Për vetëm dy ditë, 15 e 16 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Sllovi, në mesin e tyre pleq, gra e fëmijë.

Prandaj, kryekuvendari Konjufca e shtroi si nevojë të domosdoshme që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori