LAJMI I FUNDIT:

Danimarka pritet që tu dhurojë vendeve të varfra vaksinën e AstraZenecas

Danimarka pritet që tu dhurojë vendeve të varfra vaksinën e AstraZenecas

Danimarka po konsideron shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca në vendet e varfra pasi ndaloi përdorimin e saj në vend për shkak të shqetësimeve në lidhje me formimin e mpiksjeve të rralla të gjakut, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Danimarka këtë javë u bë vendi i parë që ndërpreu përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa zyrtarët evropianë vazhdojnë të analizojnë dhjetëra raporte të mpiksjeve shumë të rralla të gjakut të kombinuara me trombocite të ulëta që kanë ndodhur në vendet e Bashkimit si dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila së bashku me agjencitë mjekësore britanike dhe evropiane vazhdojnë të rekomandojnë përdorimin e vaksinës, duke thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, po bën gjithashtu presion që vendet të mos grumbullojnë vaksina nëse nuk i përdorin ato, raporton thelocaldenmark.


“Dje fola me Soren Brostromin, drejtor i autoritetit shëndetësor danez dhe kuptova se Ministria e Jashtme është gati ose tashmë po shqyrton opsionet për të ndarë vaksinën AstraZeneca me vendet e varfra”, tha Kluge.

Zyrtarët e OBSH-së nuk kanë kritikuar ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca në Danimarkë dhe thanë se secili komb duhet të jetë fleksibël në marrjen e vendimeve në lidhje me programet e vaksinimit bazuar në normat e vaksinimit, infeksionit dhe shtrimet në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Kalo në kategori