Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale të kryer në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substance psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kryetarja e trupit gjykues e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin R.M. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000.00) euro.
“Përmes këtij aktgjykimi konfiskohet në mënyrë të përhershme automjeti Golf VII, i cili i dorëzohet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar; konfiskohet në mënyrë të përhershme substanca narkotike e llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe dy paketime me substance heroine me peshe 635.1 gram, një paketim e substancës narkotike e llojit heroine me peshe 314 gram si dhe konfiskohet shuma e të hollave prej dyqindenjëzetepesë euro e njëzetepesë cent (225.25), dy (2) telefona të markës Iphon 5X dhe Iphone 6, dy (2) telefona të thjeshte Alcatel dhe një (1) peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Tutje, në njoftim thuhet se i pandehuri R.M. akuzohet se nga muaji janar 2020 deri më 9 tetor 2020, në territorin e komunës së Ferizajt dhe në fshatin Pozhoran – Komuna e Vitisë, në vazhdimësi pa autorizim ka shpërndare, shitur dhe transportuar substance apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotikë.
“Në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, është konstatuar se i njëjti për një periudhe të gjate kohore, ka furnizuar me substance narkotike të llojit heroine të pandehurit G.H; Xh.F dhe B.I., ndërsa më 09.10.2020 pas marrëveshjes paraprake përmes telefonit me të pandehurin B.R. lidhur me shitblerjen e substancës narkotike, i njëjti nga njësia e DHTN-së, kapet në flagrance në dalje të fshatit Pozhoran.
Dhe gjatë kontrollit në veturën e tij në pjesën e sipërme të timonit është gjetur dhe sekuestruar një paketim me shirit ngjitës me ngjyrë të zezë e mbushur me substance narkotike të llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe një peshore digjitale, ndërsa me rastin e bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substance narkotike të llojit heroine me peshe 635.1 gram dhe një paketim me peshë 314.2 gram të cilat i njëjti i kishte poseduar me qellim te shpërndarjes, shitjes, ose ofrimit për shitje, ndërsa pas ekzaminimit ka rezultuar se i njëjti ka poseduar në total 292.5 gram substance narkotike të llojit heroine, ndërsa pjesa tjetër prej 595.17 gram përmban acetum minofen dhe kafeine”, vijon njoftimi.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
UN Women: Mbi 62 për qind e grave në RMV janë përballur së paku një herë me dhunë në internet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj