Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani rreth rastit të vrasjes së Agonis Tetaj.
Hasani një ditë më parë ka thënë se ricilësimi i veprës nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”, ishte i duhur, pasi që, sipas tij, është e vështirë të besohet se ka pasur një motiv a qëllim që të kryhet ajo vrasje.
Lexoni të plotë reagimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit:
Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, respekton mendimin e lirë, mirëpo kurrsesi nuk pajtohet me konstatimet, interpretimet dhe diskutimet e rastit individual penal nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, pa pasur të dhëna të mjaftueshme dhe të verifikuara me kujdes.
Jemi të njoftuar se vendimi i Kryeprokurorit të Shtetit për ricaktimin e kësaj lëndë te një prokuror tjetër nuk është në përputhje me pritshmëritë personale të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, prandaj ai atakon në mënyrë të pabazë institucionin e Prokurorit të Shtetit.
Sa i përket cilësimit dhe ricilësimit të veprës penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, ky cilësim mbetet në kompetencë të prokurorëve të rastit për të vendosur me dispozitat e Kodit Penal dhe provat tjera të mbledhura gjatë fazës së hetimeve, pasi që rasti ende nuk është shpallur i përfunduar në shqyrtim gjyqësor.
Për më tepër, një konstatim i tillë për një çështje penale nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës për të cilën ende nuk është marrë vendimi gjyqësor përbënë ndërhyrje direkte në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës. Prandaj, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të lihen të punojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale, duke treguar kështu respekt për detyrat që kryhen nga profesionistet e drejtësisë penale.
Është e pakuptimtë se si ish-kryetari i Gjykatës Supreme mundët të lëshohet dhe të jap mendime se a kemi të bëjmë me vrasje të rëndë apo vrasje nga pakujdesia për një rast kaq të rëndësishëm dhe të ndjeshëm edhe për opinionin publik pa i lexuar dhe shqyrtuar në detaje shkresat e lëndës së këtij rasti?!
Në anën tjetër, nëse ish-kryetari i Gjykatës Supreme kërkon përgjegjësi disiplinore për Kryeprokurorin e Shtetit për ushtrimin e kompetencave ligjore lidhur me ricaktimin e këtij rasti tek një prokuror tjetër, a duhet të kërkohet përgjegjësi etike dhe morale nga ai për sugjerimet profesionale qëllimkëqija dhe në kundërshtim të plotë me faktet dhe dispozitat ligjore për këtë rast?
Nuk mund të pres nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme interpretime dhe mendime juridike që nuk përputhën me ligjin për Prokurorin e Shtetit.
Nëse ish-Kryetari i Gjykatës Supreme nuk ka qenë i informuar me dispozitat e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, dua t’ia përkujtojë se në bazë të nenit 11, paragrafit 2, të këtij ligji, që për shkak të paaftësisë profesionale, neglizhencës apo konfliktit të interesit, Kryeprokurorit të Shtetit i lejohet që në çdo kohë të marrë secilin rast nga cilido prokuror dhe ta ricaktojë atë te një prokuror tjetër me qëllim të zhvillimit efikas të procedurës ose për arsye tjera të rëndësishme.
Dua t’ia përkujtojë se Prokurori i Shtetit asnjë vendim nuk e sjellë në bazë të dëshirës dhe pritshmërisë së dikujt por vetëm në bazë të dispozitave ligjore.
Si në këtë rast, ashtu edhe në të gjitha rastet tjera, deri sa të jem Kryeprokuror i Shtetit me vendosmëri do të marrë vendime për t’i shërbyer drejtësisë dhe askujt tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ka lezet, ha darkë me 15 euro”, jeta në Shqipëri për një pensionist italian

Fetoshi nga “Octopus”: Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare