Cilat janë alergjitë më të zakonshme të pranverës dhe si t’i parandalojmë ato?
Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Shpesh krijojnë shqetësime nga më të ndryshme, të cilat pengojnë në aktivitetet e përditshme.
Alergjitë më të zakonshme të pranverës janë:
Reaksionet alergjike
Simptomat që zakonisht shkakton janë rrjedhja e hundëve, teshtitja, kruajtja dhe bllokimi i hundës dhe rrjedhimisht dhimbja e kokës. Është e mundur bllokimi i hundës të bëhet i përhershëm dhe të shkaktojë dëme serioze, nëse nuk trajtohet si duhet në kohën e duhur.
Astma alergjike
Simptomat e astmës alergjike ndryshojnë në varësi se sa e rëndë është ajo. Mund të shfaqet me një “djegie” në gjoks ose me kollë. Sidoqoftë, mund të jetë më serioze dhe të bëjë që të keni vështirësi në frymëmarrje dhe në të njëjtën kohë të keni kollë të fortë. Shkaku kryesor për shfaqjen e alergjive të pranverës është poleni i pemëve, i cili vazhdimisht qarkullon në ajër, shkruan KP.
Simptomat më të zakonshme të alergjive pranverore janë:
-
Sy të kuq që lotojnë
-
Sy të thatë dhe kruarje
-
Sy me rrathë të zinj
-
Rrjedhje sekrecionesh nga hunda
-
Kollë
-
Teshtitje
Për të shmangur këto probleme, përpiquni të qëndroni në shtëpi gjatë ditëve të thata dhe me erë. Koha më e mirë për të dalë, sipas ekspertëve, është pas shiut, i cili do ta ketë pastruar atmosferën nga poleni. Minimizoni punën me bimë në ballkon dhe në oborr. Sapo të ktheheni në shtëpi nga jashtë, hiqini rrobat menjëherë dhe bëni një dush të shpejtë për të larguar polenin nga lëkura dhe flokët tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A