Ish-Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është një proces politik i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Ai ka thënë se si i tillë dialogu me Serbinë do të jetë një çështje goxha e rëndësishme me të cilën do të duhet të merret cilado Qeveri e Kosovës derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Dialogu nuk është një gjë që e ka shpikur në atë kohë Qeveria e Kosovës, ose një gjë e shpikur apo e imponuar nga Serbia. Ka qenë një çështje e kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, më saktësisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen që kishte adresuar atëherë Serbia sa i përket legjitimitetit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
“Si një proces politik është i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, prandaj sa herë që në kontekstin e brendshëm flasim për dialog duhet ta kemi të qartë këtë. Nuk mund ta akuzojmë asnjë qeveri se e ka apo nuk e ka prioritet këtë çështje. Është një çështje e rëndësishme e imponuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe si e tillë është barrë që do t’i takojë secilës qeveri në Kosovë për aq kohë sa nuk arrihet një marrëveshje finale për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.
Çollaku është shprehur i bindur se ndërkombëtarët do t’ia imponojnë dialogun me Serbinë edhe kryeministrit Albin Kurti, ani se ky i fundit këtë çështje e ka vendosur si prioritetin e katërt të qeverisjes së tij.
“Kjo qeveri dhe kryeministri [Albin Kurti] që e udhëheq këtë qeveri ka thënë se kjo çështje nuk është prioritet, por se a do të jetë ose jo prioritet do ta shohim në javët në vazhdim. Nëse dialogu nuk rifillon brenda gjashtë muajsh, atëherë kjo qeveri do të dëshmojë se nuk e ka prioritet dialogun. Pavarësisht se sa do ta shtyjë, kjo është një çështje që do të kërkojë përsëri vëmendjen e qeverisë dhe të gjitha institucioneve. Nuk mendoj që për Kosovën, por as për Serbinë, ka ndonjë mjet tjetër më të rëndësishëm në dispozicion për të arritur që të përmbyllen problemet dhe çështjet e hapura mes të dyja shteteve dhe aq më tepër për të shpresuar për të bërë përparim në proceset euroatlantike, sidomos për Kosovën”.
“Nuk është çështje dëshire e një kryeministri, qeverie apo parlamenti. As që kam dilemë se do t’i imponohet, por sa do të jetë rezistues ndaj kësaj çështje do ta tregojë koha – por s’kam asnjë dilemë se do t’i imponohet fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare. Nuk ka mekanizëm tjetër që do ta zëvendësonte dialogun”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite