LAJMI I FUNDIT:

Rezultati 3-1 nga ndeshja e parë nuk ka qenë gjithmonë i gëzueshëm për Real Madridin, katër rastet kur ata u eliminuan pas fitores në ndeshjen e parë

Rezultati 3-1 nga ndeshja e parë nuk ka qenë gjithmonë i gëzueshëm për Real Madridin, katër rastet kur ata u eliminuan pas fitores në ndeshjen e parë

Me një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e tyre të parë kundër Liverpoolit në stadiumin Di Stefano, Real Madrid mori një epërsi prej 3-1, duke udhëtuar për në Anfield Road me rezultat të mirë.

Sidoqoftë, ky është një rezultat që “Los Blancos” nuk ka qenë në gjendje ta ruajnë disa herë në të kaluarën.

Gjatë historisë së tyre, Real Madrid ka marrë një epërsi 3-1 në ndeshjen e parë evropiane plot në 10 raste dhe ka përparuar vetëm gjashtë herë nga këto 10 ndeshje.


Në vitet 1950 kur filloi kjo garë, ky skenar ndodhi dy herë. Në sezonin 1956/57, Real Madrid mposhti Manchester United 3-1 në ndeshjen e parë, ndërsa pasi fitoi mori një barazim 2-2 në Old Trafford për të përparuar tutje me rezultatin 5-3 në total, duke vazhduar për ta fituar garën në fund.

Në sezonin 1959/60, ata fituan të dyja ndeshjet gjysmëfinale kundër Barcelonës 3-1 për të fituar një fitore të përgjithshme 6-2.

Hera e parë që Real Madridi u eliminua pas një fitore në shtëpi në ndeshjen e parë me rezultat 3-1 ishte edicioni 1971/72, kur PSV Eindhoven fitoi ndeshjen e dytë 2-0 në shtëpi për të përparuar tutje.

Los Blancos kishin fat të ngjashëm në Kupën Evropiane në sezonin 1978/79, kur Grasshopper gjithashtu fitoi ndeshjen e dytë 2-0 në shtëpi, duke i eliminuar pas fitore 3-1 në shtëpi.

Pastaj, në edicionin 1981/82, Kaiserslautern mposhti Real Madridin 5-0, për ta bërë të parëndësihme fitoren e tyre në ndeshjen e parë prej 3-1.

Real Madrid u kthye në rrugët e fitores në Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane në sezonin 1982/83, duke fituar ndeshjen e tyre të dytë kundër skuadrës hungareze Ujpesti 1-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Përvoja e tyre e radhës e keqe me rezultatin 3-1 ishte në çerekfinalet e UEFA CUP në sezonin 1992/93 kundër PSG , pasi fitorja në ndeshjen e parë ra poshtë, kur klubi francez i mposhti 4-1 në Paris.

Që atëherë, Real Madrid ka kaluar gjithmonë tutje kur ka marr një fitore me rezultat 3-1.

Mbahet mend ajo ndeshja epike e Ligës së Kampionëve e sezonit 2002/03, kundër Manchester United, ku në ndeshjen kthyese kishin pësuar me rezultat 4-3, por ishte e mjaftueshme për të përparuar tutje.

Pastaj vjen fitorja ndaj Napolit me rezultatin 3-1 në të dyja ndeshjet në sezonin 2016/17. Krejt në fund ishte ajo e sezonit 2017/18, ku pasi një fitore 3-1 në ndeshjen e parë ndaj PSG, fituan edhe si mysafir 2-1 në Paris, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Tani, Zinedine Zidane do të shpresojë të bëjë një tjetër fitore ose të marr baraz, pas një fitoreje 3-1 në ndeshjen e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Katër opsionet e Man United për sulmin - tre nga Liga Premier, një nga Ligue 1

Katër opsionet e Man United për sulmin - tre nga Liga Premier, një nga Ligue 1

Premier League
Barcelona tmerrohet në 45 minutat e parë: Pavlidis kompetoi het-trikun e tij për 30 minuta

Barcelona tmerrohet në 45 minutat e parë: Pavlidis kompetoi het-trikun e tij për 30 minuta

Liga e Kampionëve
Frika e Luka Modric nga pitoni dhe tërheqja e një tigri me konop - kroati bëhet viral në internet

Frika e Luka Modric nga pitoni dhe tërheqja e një tigri me konop - kroati bëhet viral në internet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori