LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe nuk kanë asnjë arsye të largohen

Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe nuk kanë asnjë arsye të largohen

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi shpreson që gara e klubit në Ligën e Kampionëve do të jetë e mjaftueshme për të bindur Kylian Mbappe dhe Neymar të qëndrojnë në Parc des Princes.

Kampionët francezë rezervuan vendin e tyre në gjysmëfinale të martën në mbrëmje ndërsa eliminuan Bayern Munichun për të marrë hak për humbjen në finale të sezonit të kaluar.

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi shtoi besimin e tij se as Neymar dhe as Kylian Mbappe nuk kanë ndonjë arsye për të lënë klubin pas këtyre sukseseve.


“Ne kemi investuar shumë në klub për të fituar Ligën e Kampionëve dhe të gjithë trofetë në dispozicion”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për RMC Sport.

“Neymar dhe Kylian nuk kanë asnjë justifikim për t’u larguar. Ne me të vërtetë kemi gjithçka për të fituar të gjitha garat”.

“Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm sot. Kemi respekt për të tjerët, por jemi aty me ta. Ne jemi duke punuar”.

“Dhe nuk ka mbaruar. Ne duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë të qetë sepse Liga e Kampionëve nuk ka mbaruar. Ne duhet të punojmë më shumë çdo ditë”.

“Besimi është aty. Sekreti është puna. Detajet gjithashtu bëjnë ndryshimin”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori