Në 22 vjetorin e masakrës serbe në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, autoritetet komunale kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe te lapidari me emrat e viktimave që u vranë nga paramilitarët serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave dhe një numër i qytetarëve, të cilët thanë se nuk ndihen të qetë derisa të vihet drejtësia në vend.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se sot është dhimbje e madhe për familjarët dhe qytetin e Mitrovicës në përgjithësi.
Ai kërkoi nga niveli qendror që të punojë në drejtim të vënies së drejtësisë për këta martirë, në mënyrë që të kapen të gjithë ata që kryen krimin më 14 prill të vitit 1999.
“Sot jemi ardhur këtu për t’i nderuar ata që u vranë padrejtësisht dhe në mënyrën më barbare. Serbët i ndanë nga familjet e tyre njerëzit më të devotshëm të qytetit tonë… Prandaj ne si institucione komunale, kërkojnë nga niveli qendror, qeveria e Kosovës, kryetarja, por edhe nga kryeministri Albin Kurti, që të kërkojë drejtësi për këta qytetarë”, ka thënë Bahtiri.
I dëshpëruar për shkak të mos vënies së drejtësisë në vend, Fisnik Sejdiu, i cili në këtë masakër kishte humbur babain, axhën dhe djalin e axhës, u shpreh i pakënaqur me drejtësinë.
Sipas tij, që 22 vite kriminelët e kësaj masakre vazhdojnë të jenë të lirë.
“Në këtë lagje ka ndodhur masakra më e madhe në Mitrovicë. 31 dëshmorë janë ekzekutuar pa faj. Falangat serbe, së bashku me fqinjët kriminelë, kanë ardhur na kanë dëbuar nga shtëpitë tona pa asnjë faj, veç pse kemi folur shqip[…] Tash edhe pas 22 vitesh ata kriminelë qëndrojnë të lirë…Me drejtësinë nuk jemi të kënaqur, shpresoj që do të merren masa ndaj kriminelëve dhe të marrin dënimin për atë që kanë bërë ndaj popullit tonë të pafajshëm”, theksoi Sejdiu.
Ndërkaq, Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, ka përshkruar me pak fjalë ngjarjen tronditëse të asaj dite.
“Forcat serbe çetnike kanë ardhur dhe i kanë nxjerr prej shtëpive duke i masakruar dhe dërguar dy-tre kilometra larg nga këtu, ku më vonë janë gjetur”, tha Çerkini.
Ai ka apeluar tek institucionet komunale që të marrin vendim dhe të caktojnë 15 prillin si datë unifikuese për shënimin e të gjitha masakrave që kanë ndodhur në Mitrovicë.
Ndryshe, më 14 prill 1999 forcat serbe dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre shumë qytetarë shqiptarë të lagjes ‘Bair’ në Mitrovicë, duke i ndarë meshkujt, dhe duke i ekzekutuar 31 prej tyre në rrugën e Kovaçëve, që njëherit njihet si masakra më e madhe në këtë qytet. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Kina heq vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje