LAJMI I FUNDIT:

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Katër të akuzuarit për futjen e bombolave të gazit në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2016 ish deputeti dhe tani ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetja Donika Kada-Bujupi, Besa Baftiu dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale që ata akuzohen.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që në 2016-tën ishte deputet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, para trupit gjykues tha se qëllimi i tyre nuk ka qenë kriminal por për të mbrojtur Kosovë nga cenimi i territorit.

“E kundërshtoj aktin si të tillë në vitin 2015-16 jemi përballuar me dy çështje shumë të ndjeshme ka qenë detyrë e jona si deputet të ndërmarrim veprime protestues në mënyrë që zëri dhe argumentet tona politike që nuk dëgjoheshin të marrshin parasysh. Qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal sepse në një proces gjyqësor është i rëndësishëm edhe qëllimi ka qenë të mbrojmë Kosovën nga cenimi i territorit sikur ne mos t’i bënim ato veprime , atëherë do t’i i vuanim pasojat e tyre. Ne jemi krenar për ato veprime dhe nuk ndjehemi fajtor”, tha Haxhiu.


Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi nuk i mohoi veprimet e saja, duke shtuar edhe se nuk ndjehet fajtore për ato veprime.

“Veprimet e mija kanë qenë publike për bindjen dhe qëllime politike ky ka qenë motivi nuk e kam mohuar si të tillë kanë qenë veprime të përsëritura në fakt në sallën e Kuvendit, në kuadër të mandatit të deputetes se Kuvendit të Kosovë, për të gjitha veprimet e mija që nuk i mohoj nuk ndjehem fajtore”, deklaroi Kadaj-Bujupi.

Edhe ish-deputetja Besa Baftiu tha se veprimet kanë qenë politikë dhe në mbrojtje të territorit të Kosovës. Megjithëkëtë ajo deklaroi se ndjehet e pafajshme.

“Kanë qenë veprimet politike e ndjej vetën të pafajshme. Ka qenë veprim politik i domosdoshëm puna e deputetit është me mbrojtur territorin e Kosovës”, u deklarua Baftiu.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tregoi se shqyrtimi gjyqësor e caktoi të mbahet më 18 maj në orën 13:15.

Aktakuza e Prokurorisë thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-ës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori