LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli eliminon Goga Basket dhe siguron finalen ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli eliminon Goga Basket dhe siguron finalen ndaj Pejës
(Foto: ligaunike.coim)

Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale të Ligës Unike, duke mundur Goga Basket 74-86 (18:22, 31:19, 16:22, 9:23), në gjysmëfinale të kësaj gare.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar me të dy skuadrat që herë njëra e herë tjetra kalonin në epërsi, derisa Ylli arrin që të fitojë këtë pjesë 18:22.


Edhe perioda e dytë ishte kryesisht e barabartë, ku të dy skuadrat tregonin dëshirën e madhe për të fituar, por në fund skuadra durrsake me një seri të mirë, e përfundon pjesën e parë në të mirë të tyre 49-41.

Ylli u rikthye në periodën e tretë, duke treguar një lojë të mirë dhe dy minuta nga fundi, barazon shifrat në 60:60, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:63.

Kjo bëri që 10 minutat e fundit të ishin shumë interesant dhe vendimtar. Ylli shkëlqen në periudhën e fundit, ku arrin epërsinë më të lartë 69:82. Goga tenton të rikthehet në fund, por nuk ia arrin qëllimit dhe skuadra nga Theranda fiton 74:86.

Te Goga Basket u dalluan Milic Blagojeviq me 26 pikë e 8 kërcime dhe Endrit Hysenagolli me 11 pikë e 14 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Elayja Clark me 18 pikë e 6 kërcime, Gëzim Morina me 12 pikë e 11 kërcime, Lg Gill me 15 pikë dhe Valon Bunjaku me 13 pikë.

Ylli në finale do të përballet me Pejën, kurse Rahoveci do të ndeshet me Goga Basket për vendin e tretë.


14 prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe


Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori