Zinku: Mungesa, pasojat, nevoja dhe ushqimet e pasura me këtë mineral
Zinku është një nga mineralet shumë të nevojshme për organizmin. Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë barkqitje, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.
Përse është zinku kaq i rëndësishëm
Mungesa ose pamjaftueshmëria e zinkut shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin, thonë ekspertët.
Zinku është thelbësor për qindra procese në organizëm
Çdo qelizë në organizëm ka nevojë për zink. Ai duhet për muskujt, kockat, veshkat, sytë, mëlçinë dhe prostatën. Zinku është një mineral i shkëlqyer për trurin, veçanërisht në aftësinë tonë për të mësuar.
Zinku luan një rol thelbësor në mënyrën se si ne komunikojmë me të tjerët, se si mësojmë apo mbajmë mend.
Ky mineral përmirëson shqisat e shijes dhe aromës, dhe nevojitet kundër ekzemës apo akneve – shkruan AgroWeb.
Ai rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe rregullon mbarëvajtjen e hormoneve që shkaktojnë aknet. Trupi nuk prodhon zink ndaj duhet ta marrim nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve.
Ushqimet bimore të pasura me zink
Zinkun mund ta gjeni te drithërat, mishi i viçit, mëlçia e viçit, mishi i gjelit, vezët, bajamet, djathi, fasulet, farat e kungullit, farat e susamit, bizelet, spinaqi dhe kërpudhat. Burimet më të pasura me zink janë shega, avokado dhe frutat e pyllit.
Simptomat e mungesës së zinkut
Nëse organizmi ka mungesë të këtij minerali thelbësor atëherë do të përballeni me simptomat e mëposhtme:
Pika të bardha në thonj
Psoriazë, ekzemë dhe akne
Puçrra dhe herpes të herëpashershëm
Ftohje të përsëritur
Zbokth
Mjegullim të trurit dhe probleme të tjera mendore
Suplementët e zinkut duhen marrë me konsultën e mjekut. Ato janë të nevojshme për të mposhtur gripin, infeksionet e të ftohtit. Ju nuk duhet të merrni më shumë se 100 mg zink në ditë ose efektet e mineralit do të jenë forta dhe do të përfshijnë: barkqitje, të vjella dhe të përziera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City