LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha performoi në ringun e WWE dhe u takua me shumë yje, në mesin e tyre edhe me legjendën Hulk Hogan

Bebe Rexha performoi në ringun e WWE dhe u takua me shumë yje, në mesin e tyre edhe me legjendën Hulk Hogan
(Foto: Instagram/beberexha)

Shqiptarja e famshme, Bebe Rexha, ka bërë një interpretim të mrekullueshëm të “America the Beautiful”, brenda ringut gjatë mbrëmjes së parë të WrestleMania.

Kantautorja e mirënjohur ishte e ftuar në “Night 1” të WrestleMania për të interpretuar këngën patriotike amerikane.


Veç performancës së pëlqyer, 31-vjeçarja ka kaluar çaste shumë të mira edhe në prapaskenë, ku është takuar me yje të shumta të WWE.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Porse ka spikatur takimi i saj me legjendën, njëherësh pjesëtar i ‘WWE Hall of Fame’, Hulk Hogan.

Bebe i ka shpërndarë disa fotografi dhe videon e performancës së saj në rrjetet sociale, si edhe një xhirim nga takimi i saj me kampionin e pesëfishtë të WWE, me të cilin ndau një përqafim. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)