LAJMI I FUNDIT:

Ushtaraku me ngjyrë kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi natën kur ai u ndalua nga policia amerikane

Ushtaraku me ngjyrë kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi natën kur ai u ndalua nga policia amerikane

Një oficer i ushtrisë amerikane po hedh në gjyq dy oficerë të policisë në Virxhinia pasi ata i drejtuan armët dhe e shtrinë në tokë gjatë një ndalimi trafiku dhjetorin e kaluar për atë që oficerët besonin se ishte një “targë e humbur në SUV e tij të ri”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, procesi gjyqësor nga Caron Nazario, i cili është me ngjyrë, po kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se dy oficerë policie në Windsor, Virxhinia, shkelën të drejtat e tij të garantuara.

Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA, pretendon sekuestrim të paligjshëm, forcë të tepruar, kërkim të paligjshëm, shkelje të së drejtës së tij të Amendamentit të Parë për fjalën e lirë dhe jo vetëm.


CNN shkruan se është përpjekur, por pa sukses, për të kontaktuar oficerët, Joe Gutierrez dhe Daniel Crocker, për koment.

Gjithashtu, shkruan ky medium, është e paqartë nëse ata kanë përfaqësim ligjor rreth asaj se kush do të komentonte në emër të tyre.

CNN gjithashtu u është drejtuar Shefit të Policisë së Windsor, Rodney Riddle dhe udhëheqësve të qytetit Windsor për koment.

Dhe të dielën vonë, menaxheri i qytetit William Saunders konfirmoi për CNN se Gutierrez ishte pushuar nga puna pas një hetimi mbi incidentin e nisur për shkak të përdorimit të forcës, ndërsa Crocker është ende i punësuar në departamentin e policisë, konfirmoi Saunders për CNN.

Ndryshe, pamjet e incidentit kanë provokuar reagime nga shumë njerëz, përfshirë Guvernatorin e Virxhinias, Ralph Northam, i cili e quajti atë “shqetësues”.

Ai tha se i është “drejtuar Policinë së Shtetit të Virxhinias për të kryer një hetim të pavarur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori