LAJMI I FUNDIT:

Me së paku një dozë të vaksinës kundër COVID-19, Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës

Me së paku një dozë të vaksinës kundër COVID-19, Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës

Më shumë se 15 për qind e popullatës gjermane është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës kundër coronavirusit, zbuloi të dielën Instituti Robert Koch.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dhënat e RKI-së, treguan se rreth 12.7 milionë njerëz ishin vaksinuar, nga të cilët pothuajse pesë milionë kishin marrë nga dy doza.

Disa studime tregojnë se një dozë e vetme tashmë jep një farë niveli mbrojtjeje kundër virusit.


Vaksina e Pfizer-BioNTech duhet të aplikohet me nga dy doza, po ashtu edhe vaksina e Moderna-s, dhe e AstraZeneca-s, e vetmja me një dozë është ajo e Johnson & Johnson.

Mjekët e përgjithshëm në Gjermani iu bashkuan fushatës së vaksinimit të mërkurën dhe tani që më shumë vaksina gjenden në dispozicion, është shënuar një rritje në numrin e dozave të administruara brenda një dite; vetëm të enjten janë dhënë më shumë se 700 mijë doza.

Gjermania deri më tani ka regjistruar 3 milionë raste me coronavirus si dhe 78 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori