“Ferguson nuk do të pajtohej me Solskjaerin” – Mourinho me deklaratë thumbuese për norvegjezin
Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho thotë se legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson nuk do të ishte dakord me qëndrimin e Ole Gunnar Solskjaer ndaj trofeve.
United nuk ka ngritur një trofe që nga koha e drejtimit të Mourinhos, kur Djajtë e Kuq fituan Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës dhe suksesi i tyre i fundit në Ligën Premier ishte në vitin 2013, atëherë kur Fergison po e drejtonte skuadrën.
Trajneri i tanishëm i Unitedit, Solskjaer minimizoi rëndësinë e mos fitimit të trofeve të skuadrës së tij në këto vite, duke thënë se suksesi në garat e kupave janë më shumë një ego nga strategët e tjerë.
Por, Mourinho ka një mendim tjetër dhe beson se trajneri më i mirë i United ndonjëherë do të merrte anën e tij në debat.
“Është mendimi i tij. Jam shumë i sigurt se shefi i tij i madh Sir Alex kishte një mendim tjetër për këtë. Por, unë respektoj atë që mendon Solskjaer. Unë mendoj ndryshe”, ka thënë Mourinho kur u pyet për komentet e Solskjaer.
“Liria e të menduarit, liria e ideve, dhe nëse kjo është ajo që ai mendon se është mirë nga unë. Nuk është problem për mua, ai nuk po tregon mosrespekt ndaj askujt”.
“Por, e përsëris unë besoj se shefi i tij i madh, dhe më i madhi në historinë e Ligës Premier, ka një pamje të ndryshme në lidhje me këtë”, ka shtuar më tej Mourinho.
Pas fitimit të tre titujve në Skoci dhe katër kupave skoceze me Aberdeen, Ferguson mori drejtimin e Unitedit në vitin 1986 dhe fitoi një mori trofesh në 27 vitet e tij në krye të skuadrës. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë
Zbulohen emrat e pesë yjeve të Barcelonës që ndihen të keqtrajtuar nga Xavi
Xavit të 'mbajë shënime' pasi Arda Guler zbulon trajtimin që po i bën Ancelotti
Zyrtare: Arne Slot emërohet trajner i Liverpoolit
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit