LAJMI I FUNDIT:

Paratë që do t’i humbte Juventusi nëse dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Paratë që do t’i humbte Juventusi nëse dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Derisa ka mbetur jashtë garës për titullin e Serie A, të cilin e kishte fituar radhazi në nëntë sezonet e kaluara, Juventusi nuk e ka të sigurt as kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores së të mërkurës mbrëma ndaj Napolit, Zonja e Vjetër është në një situatë paksa më të mirë, pasi është ngritur në vend të tretë (me një pikë më shumë se Atalanta që është në pozitën e katërt dhe tri pikë më shumë se Partenopei që synojnë top-katërshen).

Mediat italiane, Il Corriere dello Sport dhe La Gazzetta dello Sport, raportojnë se Juventusi do të humbte mbi 80 milionë euro në rast se dështon të kualifikohet në garën elitare evropiane.


(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në ndërkohë, La Gazzetta sqaron se kualifikimi i Zonjës së Vjetër në Ligën e Kampionëve është shumë i rëndësishëm kur kihet parasysh se çereku (një e katërta) e të hyrave që nga viti 2012 ka ardhur pikërisht nga gara prestigjioze.

Ndryshe, si pasojë e krizës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, në muajin shkurt, Juve deklaroi humbje prej 113.7 milionë eurosh në gjashtë muajt e parë të sezonit 2020/2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori