LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i PSG-së, Pochettino: Kemi vuajtur, por fitore shumë e rëndësishme

Trajneri i PSG-së, Pochettino: Kemi vuajtur, por fitore shumë e rëndësishme

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur pas ndeshjes për Sky Sport, ku skuadra e tij fitoi nga Bayern Munich si mysafir me rezultat 3-2.

Argjentinasi u ndal i kënaqur me rezultatin, por e pranoi se skuadra e tij kishte pak fat.


“Ne vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, kampionë në fuqi të Evropës. Ne e ndihmuam shumë njëri-tjetrin, patëm pak fat, gjë që është e domosdoshme në këto ndeshje”.

“Ne gjithashtu kemi pranuar shumë, por duhet të jemi të kënaqur me avantazhin e vogël që kemi. Kjo është meritë e ekipit, virusi ka ndryshuar futbollin dhe ka ndryshuar jetën tonë. Situata të vështira mund të ndodhin”.

Kylian Mbappe sipas Pochettinos mund të luajë kudo të fushë.

“Mbappe? Ai ka aftësinë dhe shpejtësinë për ta bërë këtë, ai ka talent dhe mund të luajë si sulmuesi qendror, por edhe anësor, apo sulmuesi i dytë. Ai ka një qëndrim pozitiv dhe nëse e mban atë mund të luajë në çdo rol ”.

Tutje Pochettino u ndal te ndeshja e kthimit, duke thënë se Bayerni do ta bëjë skuadrën e tij të vuaj.

“Jo shumë, Bayern do të na bëjë të vuajmë dhe nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një performancë më të mirë me një rezultat edhe më të mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori