LAJMI I FUNDIT:

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari qëndron në themelet e lirisë sonë

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari qëndron në themelet e lirisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot pranë varrezave të familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz. Aty, Osmani ka thënë se nderimi më i madh që mund t’u bëjnë heronjve është puna e ndershme për qytetarët e vendit. Vizitën në Prekaz, Osmani e ka bërë në ditën e saj të parë të punës si presidente.

Në Prekaz, kryetarja e shtetit ka thënë se familja Jashari është shndërruar në simbolikën më të madhe të trimërisë, sakrificës dhe vetëmohimit.

“Sakrifica e familjes Jashari qëndron në themelet e lirisë sonë dhe si e tillë duhet jo vetëm të kujtohet por ta përcjellim brez pas brezi, të mësohet nga gjeneratat e reja nga fëmijët tanë, por edhe nga fëmijët e fëmijëve tanë në mënyrë që të gjithë ta kuptojmë që ishte pikërisht këtu ku u pagua çmimi më i lartë për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Prandaj edhe kujtimi i tyre është shndërruar në përjetësi, është shndërruar në udhërrëfyesin dhe dritën më të rëndësishme në hapat që ne i bëjmë përpara për ta shtyrë Kosovën tonë, shtetin tonë të dashur drejt sukseseve. Nderimi më i madh që ne do të mund të ja bëjmë te gjithë heronjve, te gjithë atyre që ranë për vendin tonë do të jetë në qoftë se punojmë mirë, punojmë drejt dhe punojmë ndershëm për qytetarët tanë, për të gjithë ne që i mbijetuam tmerrit dhe gjenocidit të shkaktuar nga shteti serb”, tha Osmani.


Në Prekaz, Osmani është pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

“Uroj që të ketë unitet në mes të gjithë spektrit politik, të gjithë liderëve që vendi ynë te ecë në rrugë të drejtë përpara”, ka thënë Jashari.

Derisa Osmani ka bërë homazhe, disa vizitorë në Kompleksin Memorial në Prekaz e duartrokitën dhe shkrepën fotografi me presidenten e re të vendit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori