LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e të miturit në Drenas, dorëzohet në polici i dyshuari i dytë

Vrasja e të miturit në Drenas, dorëzohet në polici i dyshuari i dytë
Foto: Ilustrim

Në Policinë e Kosovës, është dorëzuar sot edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen e të miturit që ndodhi mbrëmë në Gradicë të Drenasit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Po është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë A. B, (mashkull) 19 vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Ndaj tij në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka bërë të ditur Ahmeti.


Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Gradicë të Drenasit
Lexo po ashtu Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Gradicë të Drenasit

Përpos A.B, sot në orët e mëngjesit në polici është dorëzuar edhe Xh.B i dyshuari tjetër për këtë rast.

“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rastin. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Prokuroria jep detaje për vrasjen e të miturit në Gradicë të Drenasit, personi i plagosur po trajtohet në QKUK
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për vrasjen e të miturit në Gradicë të Drenasit, personi i plagosur po trajtohet në QKUK

Ndërkaq Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se rast është cilësuar “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndryshe personi tjetër që ka mbetur i plagosur është duke u trajtuar në QKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori