LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës

Vjosa Osmani tashmë është zgjedhur presidentja e re e Kosovës.

Ajo u zgjodh pas raundit të tretë që ishte final për marrjen e pozitës më të lartë shtetërore.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjen e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo” në postin e të pares të shtetit, transmeton Telegrafi.


“38-vjeçarja karizmatike mori mbështetjen nga parlamenti në një votim të bojkotuar nga një parti serbe”, raporton deutschewelle gjersa mediumi tjetër gjerman, “Der Tagesspiegel”, shkruan se “Vjosa Osmani u zgjodh President i Kosovës”.

Gazeta franceze, France24 shkruan se “Ligjbërësit zgjodhën politikanen më të popullarizuar të Kosovës, Vjosa Osmani si presidente”.

“Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë të juridikut, 38 vjeçaren e arsimuar në SHBA dhe kandidate e partisë në pushtet Vetëvendosje, si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në shkurt”, ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters.

Mediumi arab për Gadishullin e Ballkanit, aljazeera raporton se “Në raundin e tretë të votimit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente; 71 deputetë votuan pro dhe 11 vota ishin të pavlefshme”.

“Vjosa Osmani është presidentja e re e Kosovës”, shkruajnë mediat italiane, ku më tutje thonë se ka doktoruar në Universitetin e Pittsburghut në SHBA.

Ky është profili politik i Vjosa Osmanit (Video)
Lexo po ashtu Ky është profili politik i Vjosa Osmanit (Video)

“Parlamenti i Kosovë solli në postin e presidentes reformisten Vjosa Osmani”, shkruajnë mediat spanjolle.

Anadolu Agency, agjencia e lajmeve turke thekson se “politikania 38-vjeçare merr 78 vota në raundin e tretë për t’u zgjedhur presidente e Kosovës”.

Ndryshe, Vjosa Osmani është edhe anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe anëtare në Komisionin Drejtues të Deputetëve të rinj të Bankës Botërore dhe FMN-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori