LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: S’kemi folur me Halitin, jemi në bisedime me disa deputetë tjerë

Kusari-Lila: S’kemi folur me Halitin, jemi në bisedime me disa deputetë tjerë

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se nga kjo parti nuk kanë pasur kontakte me deputetin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halitin, në mënyrë që ta sigurojnë votën e 80-të për kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmanin.

“Nuk kemi kontaktuar me Xhavit Halitin, kushdo që nuk ka qenë dje në sallë dhe ka qenë jashtë Kosovës, tanimë e ka kohën e mjaftueshme që të vijë në Kuvendin e Kosovës dhe të marrë pjese në seancë, në mënyrë që mos ta dërgojmë vendin përsëri në zgjedhje”, ka thënë Kusari-Lila për Klan Kosova.


Ajo ka theksuar se janë në bisedime me disa deputetë të cilët sipas saj kanë pasur një vullnet më të mirë që të marrin pjesë në votimin e presidentes dhe gjithashtu pret që edhe dy deputetët nga pakicat sot të marrin pjesë në seancë.

“Por, ajo që mund të konfirmoj është që jemi në bisedime më disa deputetë të cilët kanë pasur më shumë vullnet për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar për të cilët nuk mund të jap emra se kush janë ata deputetë, por unë pres që edhe dy deputetët e pakicave që nuk kanë qenë dje në sallë të vijnë, pasi që njëri nga ta veçse na e ka konfirmuar votën dhe nuk ka ardhur, pres që një gjë të tillë ta bëjnë sot në ora 17:00”, është shprehur Kusari-Lila.

Sa i përket Grupit Parlamentar të LDK-së, përkatësisht tre deputetëve, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të cilët nuk morën pjesë dje në votimin e presidentes, Kusari-Lila ka thënë se pret që ata të reflektojnë gjatë seancës së sotme.

“Ndërsa nga Grupi Parlamentar i LDK-së pres që ata që nuk kanë marrë pjesë në votim të reflektojnë dhe në seancën e sotme ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila shton se është optimiste dhe se do të ketë kthim të deputetëve për ta plotësuar numrin e nevojshëm dhe çështja e zgjedhjes së presidentes të kryhet me sukses sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori