LAJMI I FUNDIT:

Tuchel pas humbjes turpëruese nga WBA: Nuk e di pse ndodhi kolapsi, të gjithë jemi fajtor për rezultatin

Tuchel pas humbjes turpëruese nga WBA: Nuk e di pse ndodhi kolapsi, të gjithë jemi fajtor për rezultatin

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka pranuar se ka mbetur i habitur nga kolapsi i tyre pasi humbën me rezultat të thellë 5-2 në shtëpi nga West Brom.

Blutë pranuan humbje të thellë në shtëpi nga WBA dhe ndalen serinë pa humbje të trajnerit të ri, Tuchel.


“Janë dy ndeshje, 11 kundër 11 dhe pastaj 11 kundër 10. Nuk ka nevojë të pësoni pesë gola kur keni cilësinë tonë, kjo është e sigurt, por ne të gjithë jemi fajtor. Edhe vetë unë jam i përfshirë”, ka thënë fillimisht Tuchel pas ndeshjes.

“Ne nuk mund të adaptoheshim me situatën e cila ishte befasi derisa po udhëhiqnim. Ne normalisht kemi besim të mjaftueshëm për t’u mbrojtur, por ishim të ngathët dhe vazhduam të bënim gabime të mëdha. Ne u ndëshkuam shumë dhe është e vështirë të tretet”.

Humbja e parë për Tuchel në Ligën Premier - Chelsea mposhtet në shtëpi nga WBA
Lexo po ashtu Humbja e parë për Tuchel në Ligën Premier - Chelsea mposhtet në shtëpi nga WBA

“Unë nuk pashë kartonin e kuq, pashë dy gabimet e mëdha në gjysmën tonë përpara kartonëve të verdhë. Kjo nuk është tipike për ne, ne ishim të ndryshkur. Ne bëmë gabime të lehta dhe u ndëshkuam. Ishte krejtësisht faji ynë”.

“Nuk e pashë që po reagonim në pjesën e dytë. Ne u përpoqëm të jepnim pak siguri me tre mbrojtës, por kurrë nuk ishim në rrjedhë. Kishim disa mundësi por nuk u mbrojtëm mirë”.

“WBA nuk kishte asgjë aq shumë derisa erdhi kartoni i kuq. Pas kësaj ne nuk ishim në gjendje ta përballonim situatën. Nuk e di pse. Ne dhuruam dy gola shumë të lehtë. Çfarë mund të shkonte keq shkoi keq pas kartonit të kuq”.

Pereira më i miri: Chelsea 2-5 WBA, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Pereira më i miri: Chelsea 2-5 WBA, notat e lojtarëve

“Duhet të pranojmë humbjen e madhe. Ne bëmë gabime të mëdha para dy kartave të verdhë. Kishte shumë humbje të lehtë të topit. Ishte e pamundur për ne të pranojmë situatën”.

“Çdo goditje ishte një gol nga ata. Është e qartë se nuk ishte dita jonë sot. Ne do të marrim përgjigjen e duhur. Para së gjithash është e rëndësishme që ta tretim atë. Unë nuk e pashë që po vinte, tani  duhet të marrim përgjegjësitë tona – përfshirë mua”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori