Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit të vendit nëse pozita nuk heq dorë nga projektligji për zgjedhje të përgjithshme.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se presin që projektligji të tërhiqet, ndërsa ka thënë se kanë vërejtje edhe sa i përket nënshkrimeve për kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ai tha se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse nuk marrin garanci që do të ketë një reformë zgjedhore substanciale.
“Ne kemi vërejte se ka një ndërhyrje në listën nënshkruese të deputetëve të cilët janë nënshkruar si përkrahës të njërit nga kandidatët dhe kjo ndërhyrje duhet të sqarohet, duhet të shihet se si ka ndodhur sepse kemi një moment kur janë shlyer në mënyrë fizike tre emra dhe është vazhduar me tre emra të tjerë. Kjo ndërhyrje është ndërhyrje fizike, pra është mbuluar kush ka qenë këtu nënshkrues dhe ne nuk e dimë çka ka ndodhur me këto lista të nënshkruara. Prandaj, ne si LDK presim që të tërhiqet ai projektligj, që të merret garanci që do të kemi reformë substanciale në aspektin e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë sepse nuk ka emergjencë, nuk ka emergjencë, ai ligj nuk ndikon tek zgjedhjet lokale… Këto akrobacione që ia ka bërë z.Kurti mbrëmë dhe partia e tij janë të rrezikshme për demokracinë dhe ky shembull, kjo mendësi e sjelljes në Kuvend dhe në vend duhet të ndalojë. Pra, ne duam garanci që kjo do të ndalojë dhe normalisht pastaj do të marrim vendimet dhe veprimet tona… Pa u zgjidhur këto probleme ne nuk marrim pjesë…”, tha ai.
Gashi tha se janë për reformë substanciale zgjedhore dhe që diasporës t’i mundësohet votimi në ambasada dhe në konsullata, por që tha se nuk janë që kjo të bëhet në mënyrë arbitrare
“Nuk e dimë se çka ka thënë z.Konjufca, ne kërkojmë që të kemi një proces i cili është proces transparent, gjithëpërfshirës ku përfshihen edhe shoqëria civile edhe partitë parlamentare edhe partitë jashtëparlamentare se bëhet fjalë për rregullat e kandidimit për zgjedhje. Pra, bëhet fjalë për një gjithëpërfshirje, nuk bëhet fjalë për sjellje apo teke individuale sepse dihet që për herë të parë një parti e cila është në pushtet kërkon që t’i vendos rregullat, kjo është e papranueshme. Nuk ka asnjë vend demokratik që e bënë këtë punë, këtë procese në të gjitha vendet demokratike i udhëheq opozita, ndërsa ajo që kemi pa mbrëmë ka qenë sjellje e çoroditur politike, e paarsyeshme, e pakuptueshme”, tha ai.
I pyetur rreth qëndrimit të LDK-së për votimin e presidentit të vendit, ai tha se ka një qëndrim të kryesisë së LDK-së.
“Do ta shqyrtojmë, ne kemi një qëndrim të kryesisë së LDK-së që ne do të marrim pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, nuk kemi fol për emra konkret se nuk kemi pasur deri në këtë moment propozime konkrete, tash kemi propozime konkrete për president dhe tek propozimi konkret ka vërejtje se është ndërhyrë në dokumentin origjinal”, tha ai.
Seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit do të mbahet në orën 18:00. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, qeveria zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara të identifikimit
I akuzuar për vrasje, eksploziv e armë, arrestohet 30-vjeçari i njohur si anëtar i bandës së Niklës
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?