LAJMI I FUNDIT:

Pioli: Bëmë shumë pak që të fitonim me Sampdorian

Pioli: Bëmë shumë pak që të fitonim me Sampdorian

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka pranuar që lojtarët e tij nuk bën sa duhet që ta mposhtnin Sampdorian në ndeshjen që u mbyll baras 1-1.

Rossonerët u kthyen nga pushimi me një barazim kundër Sampdorias në “San Siro”, por ishin afër të merrnin një fitore, nëse Franck Kessie të ishte më i saktë në kohën shtesë.

“Jam plotësisht dakord [ne bëmë shumë pak]. Edhe nëse mund ta kishim fituar me Kessie në fund”.


“Ne bëmë shumë pak, kemi luajtur pa ritëm dhe qasja jonë nuk ishte e duhur. Ishte një ndeshje e komplikuar për ne”, ka thënë Pioli për Milan TV.

“Sot, kishte më pak ritëm, ne favorizonim mbrojtjen e tyre, e cila ishte e organizuar mirë. E kam të vështirë të jem i lumtur”.

“Paraqitja duhej të ishte e ndryshme, kishte të gjitha situatat e duhura për të luajtur me më shumë intensitet dhe cilësi”.

“Kjo duhet të na zhgënjejë dhe të hidhërohemi, tani duhet të tregojmë se mund të fillojmë përsëri dhe atë menjëherë”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/