LAJMI I FUNDIT:

Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat nën 60 vjet

Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat nën 60 vjet

Holanda ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës anti-COVID të AstraZeneca, për personat nën moshën 60-vjeqare, shkruan euroneës.

Në një kumtesë të lëshuar në orët e para të mbrëmjes së sotme, ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka vepruar në raportet e reja, ku u raportua se pesë femra në këtë vend pësuan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës nga AstraZeneca, transmeton Telegrafi.


Të gjitha rezervimet e terminëve për marrje të vaksinës anti-COVID-19 nga AstraZeneca për personat nën moshën 60-vjeçare, janë anuluar deri në një vendim tjetër.

Autoritetet holandeze kanë bërë të ditur se do të rishikojnë vendimin gjatë javës së ardhshme, duke premtuar se do të marrin informacione shtesë nga Agjencia Evropian e Barnave. /Telegrafi/