LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Pyper: 34.64% e qytetarëve mendojnë se kandidati konsensual do të ishte zgjidhje me e mirë për president, 24% shprehen pro një kandidati politik

Sondazhi i Pyper: 34.64% e qytetarëve mendojnë se kandidati konsensual do të ishte zgjidhje me e mirë për president, 24% shprehen pro një kandidati politik

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen me zgjedhjen e presidentit.

Qytetarët janë të ndarë në dysh sa i përket vendimit të LDK-së për të qëndruar në sallë kur të votohet presidenti. 41.54 % e të anketuarve mendojnë se vendimin do ta respektojnë të gjithë deputetët e LDK-së ndërsa 41.27% mendojnë se jo të gjithë deputetët e LDK-së do të respektojnë vendimin e strukturave. Rreth 17% nuk kanë mendim.


41.54 % e qytetarëve mendojnë se LDK duhet ta respektojë vendimin e deputetëve të saj edhe nëse të njëjtët nuk marrin pjesë në seancën e votimit të presidentit. 39% mendojnë se partia duhet të merr masa ndaj tyre. Rreth 19% nuk kane mendim.

Mbi 39% e respodentëve mendojnë se vendimi i Listës serbe për ta dërguar në Kushtetuese Qeverinë Kurti nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen e tyre në seancë. 30% e shohin të mundshme një lidhshmëri të tillë. 30% nuk kanë opinion për këtë temë.

34.64% e qytetarëve mendojnë se një kandidat konsensual do të ishte më i mirë për postin e presidentit. 24% mendojnë se kandidati politik është më i përshtatshëm për president. Ndërsa 41% nuk kanë mendim për këtë temë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori