LAJMI I FUNDIT:

Sfida kryesore e xhiros së fundit në Ligën e Femrave zhvillohet në Prizren

Sfida kryesore e xhiros së fundit në Ligën e Femrave zhvillohet në Prizren
(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e 20-të në EBC Ligën e Femrave do të dhurojë një ndeshje mjaft interesante dhe do të përcaktojë renditjen përfundimtare.

Sfida kryesore do të jetë në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit. Skuadra prizrenase ka 17 fitore dhe dy humbje, ku ka siguruar vendin e parë, derisa skuadra kuqezi ka 12 fitore dhe shtatë humbje, aq sa ka edhe Prishtina dhe Penza.


Penza do të sfidohet nga Trepça. Skuadra pejane ka 31 pikë, derisa ajo mitrovicase 20, duke u renditur në vendin e fundit.

Ndërkohë, Prishtina në xhiron e fundit për garat e rregullta do të përballet me Kastriotin. Vashat prishtinase kanë grumbulluar 31 pikë, ndërsa ato ferizajase 22.

Kjo është xhiroja e fundit dhe më pas do të zhvillohet ‘play-offi’, ku në gjysmëfinale do të takohen vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin. Skuadra që arrin dy fitore kualifikohet në finale.

Momentalisht renditja është kjo: Bashkimi 36 pikë, Prishtina, Vëllaznimi dhe Penza nga 31, Kastrioti 22 dhe Trepça 20.

EBC Liga e Femrave – Java 20

E enjte

18:00 Trepça – Penza

E premte

17:00 Bashkimi – Vëllaznimi

E shtunë

13:00 Prishtina – Kastrioti

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori