LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takoi ambasadorin britanik, flasin për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Haxhiu takoi ambasadorin britanik, flasin për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Drejtësisë thuhet se, në një frymë bashkëpunimi ambasadori  Abbott shprehi vullnetin për të zhvilluar partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, për të forcuar në këtë mënyrë rendin dhe ligjin.


“Ministrja Haxhiu falënderoi ambasadorin Abbott përkatësisht Ambasadën Britanike për rolin dhe kontributin e tyre në fuqizimin e sektorit të drejtësisë. Më tej u shpreh optimiste për iniciativat e ndërmarra në drejtim të ngritjes dhe forcimit të rendit juridik në Republikën e Kosovës, veçanërisht pas besimit të madh të qytetarëve dhënë tashmë kësaj qeverie në zgjedhjet e fundit me ç’ rast kjo edhe e obligon shumë më shumë qeverisjen e mirë drejt tejkalimit të krizave në të cilat është e vënë ajo. Theks i veçantë iu kushtua Rishikimit Funksional të sektorit të Drejtësisë, i cili proces vazhdon të ketë mbështetjen edhe nga Ambasada Britanike në Kosovë”, njofton MD.

Tutje, në njoftim thuhet se ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë u potencua gjithashtu rishikimi i mekanizmave antikorrupsion.

“Duke i uruar suksese ministres Haxhiu, ambasadori Abbott shprehi mbështetjen dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim në mes Ambasadës Britanike dhe Ministrisë së Drejtësisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori