LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dhuna ndaj aziatikëve në SHBA: Rrahet një filipinase 65-vjeçare në mes të New Yorkut

Vazhdon dhuna ndaj aziatikëve në SHBA: Rrahet një filipinase 65-vjeçare në mes të New Yorkut

Filipinasja 65-vjeçare është viktima e fundit e sulmeve anti aziatike në Shtetet e Bashkuara. Sulmi ndodhi në Manhattan të New Yorkut, para një ndërtese luksoze.

Shumë aziatikë, veçanërisht të moshuarit, janë vënë në shënjestër dhe sulmuar që nga fillimi i pandemisë. Gjashtë gra aziatike u vranë vetëm dy javë më parë në një të shtënë në Atlanta.

Sipas Departamentit të Policisë së Qytetit të New Yorkut, filipinasja ishte duke shkuar në kishë dhe në mes të ditës një burrë iu afrua asaj rastësisht, duke i bërtitur, “Q…, nuk bën pjesë këtu”, e shtyu atë në dysheme dhe e goditi në kokë, transmeton Telegrafi.


View this post on Instagram

A post shared by CeFaan Kim (@cefaan)

Edhe pse po ndodhte në mes të ditës, askush nuk iu afrua dhe nuk e ndihmoi gruan që u rrah brutalisht.

Në një video të kamerës së vëzhgimit të publikuar në Instagram, mund të shihet një burrë që thjesht shikon gjithçka nga dyqani, dhe më vonë një roje sigurie nga i njëjti dyqan vjen dhe mbyll derën në vend që të ndihmojë gruan e shtrirë.

Biden merr masa kundër dhunës ndaj aziatikëve në SHBA
Lexo po ashtu Biden merr masa kundër dhunës ndaj aziatikëve në SHBA

Sulmet anti-aziatike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe pjesë të tjera të botës sepse shumë e konsiderojnë coronavirusin si një “virus kinez”.

Sipas “Stop Asian Hate”, aziatiko-amerikanët raportuan 3,795 raste sulmi verbal dhe fizik midis 19 marsit 2020 dhe 28 shkurtit të 2021. Nga ato raporte, 7.9 për qind ishin filipinas dhe gati 68 për qind e raporteve totale u dhanë nga aziatikët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Botë
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori