LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Bekë Berisha do ta udhëheq Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Tahiri: Bekë Berisha do ta udhëheq Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në legjislaturën e tetë të Kuvendit, AAK-së do t’i takojë kryesimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilin do ta udhëheqë deputeti, Bekë Berisha.

Po ashtu, Tahiri thotë se AAK do ta ketë nënkryetarin në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku nënkryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja, Albena Reshitaj.

Tahiri ka treguar edhe se si do të përfaqësohet AAK në komisione tjera parlamentare, transmeton Telegrafi.


Më poshtë, shkrimi i plotë:

Sot, në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, mora pjesë në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbledhje kjo në të cilën u përcaktua ndarja e Komisioneve Parlamentare në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas formulës, AAK-së në këtë legjislaturë të Kuvendit, do t’i takojë kryesimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilin do ta udhëheqë deputeti, Bekë Berisha, si dhe do të ketë nënkryetarin në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku nënkryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja, Albena Reshitaj.

Ndërkaq, në cilësinë e anëtarit në komisionet e tjera parlamentare, AAK do të përfaqësohet si në vijim:

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, deputeti Pal Lekaj;

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputeti Shemsedin Dreshaj;

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Besnik Tahiri;

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, deputeti Shemsedin Dreshaj;

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, deputetja Time Kadrijaj;

– Komisioni për Integrim Evropian, deputetja Time Kadrijaj;

– Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe media, Besnik Tahiri;

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, deputeti Pal Lekaj;

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, deputetja Albena Reshitaj;

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, deputeti Bekë Berisha;

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, deputetja Albana Bytyqi;

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deputetja Albana Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori