LAJMI I FUNDIT:

Bëri marrëveshje të fshehtë rreth vaksinës ruse, jep dorëheqje kryeministri i Sllovakisë

Bëri marrëveshje të fshehtë rreth vaksinës ruse, jep dorëheqje kryeministri i Sllovakisë

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq, ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga posti i tij për të zgjidhur krizën politike të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria sllovake e konfirmoi se e paraqiti dorëheqjen e tij te presidentja Zuzana Caputova, pas një takimi të martën.


“Presidentja Caputova do ta pranojë dorëheqjen e kryeministrit Igor Matoviq”, thuhej në një deklaratë të hënën.

Ish zëvendës-kryeministri dhe ministri i financave, Eduard Heger, është ngarkuar me formimin e një qeverie të re.

Të dielën, Matoviq njoftoi se do të jepte dorëheqje mes një skandali politik të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë vaksinën ruse kundër coronavirusit, Sputnik V. /Telegrafi/