LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo – diskutuan për sektorin e bujqësisë

Kurti takoi ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo – diskutuan për sektorin e bujqësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci pritën sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Ambasadorja Lobbezoo e uroi kryeministrin Kurti për përqindjen e lartë të fitores në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës. Ajo e përgëzoi edhe për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundër Covid-19.

Kryeministri Kurti tha se sado që në sasi të vogël kontingjenti i parë i vaksinave ka sjellë shpresë në Kosovë.


“Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe për gjendjen e agrokulturës në Kosovë dhe që të dy u pajtuan se duhet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve. Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Ambasadorja Lobbezoo e njoftoi për projektet që Qeveria e Holandës është duke i implementuar në Kosovë në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të qumështit.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori