Poezi nga: Robert Frost
Përktheu: Kujtim Morina
Brenga ime, kur është këtu me mua
mendon se këto ditë të zymta me shi vjeshte
janë të bukura siç mund të jenë ditët;
Ajo i do pemët e zhveshura, të vyshkura
dhe ecën shtegut të kullotës të pllaçuritur.
Kënaqësia e saj nuk më lë të zë vend,
Ajo flet dhe unë jam gati për ta dëgjuar;
është e gëzuar që zogjtë kanë ikur tani,
është e lumtur që grija e saj, e thjeshtë, e lëmuar
është kthyer ngjyrë argjendi me mjegullën çiftuar.
Pemët e braktisura, të shkreta,
toka e zbehur, qielli i rënduar,
bukuritë që ajo vërtet sheh,
mendon se s’kam sy për t’i parë
dhe më bën nervoz pse nuk i shquaj.
Jo dje po herët e kam kuptuar
dashurinë e ditëve të nëntorit
përpara se bora t’i ketë mbuluar,
por ishte e kotë t’ia tregoja asaj
që janë më të mira për t’ia lëvduar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251