Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani thotë se janë duke u angazhuar që sa më shpejtë të përmbyllët edhe procesi i zgjedhjes së presidentit. Ai thotë se në bazë të vullnetit qytetarë, edhe deputetët e partive tjera opozitare duhet të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit.
“Në Lëvizjen veçse jemi duke u angazhuar dhe punuar që sa më shpejtë të përmbyllet edhe zgjedhja e presidentit. Ne si subjekt edhe bashkë me deputetë të tjerë që bashkë qeverisim i kemi mbi 60 vota për presidentin…Natyrisht duke i parë rrethanat shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë që të zgjidhet presidente, Vjosa Osmani dhe po shpresojmë që edhe deputetët e subjekteve tjera të kryejnë detyrën e tyre dhe qëndrimin në sallë, varësisht prej vullnetit që e kanë për votim kundër apo për. Krejt çka po kërkohet është që vijmë në sallë dhe ta kryejmë procesin për çka jemi të thirrur dhe kemi marrë mandatin nga populli. Kështu që, unë nuk shoh ndonjë pengesë në këtë drejtim dhe besoj se kjo do të jetë çështje ditësh kur do të ndodh”, deklaron Rrahmani.
Deputeti i mazhorancës i sheh të nevojshme dhe të shëndosha edhe takimet e Osmanit me partitë opozitare për të arritur një konsensus rreth figurës së saj për presidente.
“Roli i presidentit është edhe unifikimi i gjithë spektrit politikë, andaj edhe takime të tilla mund të ketë dhe mund të jetë të shëndosha. Mirëpo ato mbesin në vullnetin dhe si e shoh presidentja Vjosa Osmani”, thotë ai.
Lidhur me zgjedhjet e mundshme të reja, deputeti i Vetëvendosjes po i përjashton si mundësi.
“Kjo është ajo që ne kemi paraqitur edhe në fushatë edhe pas fushatës. Kjo është kërkesë e qytetarëve dhe vendi duhet të frymojë ashtu siç kërkon qytetari dhe jo të veprohet për inate politike, apo çështje të tjera. Unë jam i bindur se nuk do të ketë nevojë për zgjedhje të reja, por do të kemi presidente të re shumë shpejtë… ka nevojë për kompromise për shkak që shumica e votave janë në Kuvend për të zgjedh Vjosa Osmanin presidente, andaj edhe nuk mendoj të kemi kompromise”, thotë ai.
Krahas këtyre Rrahmani i bën të ditura edhe prioritete e qeverisë Kurti.
“Dy nga sfidat më të rëndësishme që menjëherë duhet të reflektohet është luftimi i pandemisë Covid 19 dhe ringjallja ekonomike e vendit. Në këto dy fusha duhet të angazhohemi jashtëzakonisht shumë. Qeveria edhe Kuvendi që ta kalojmë sa më shpejtë dhe më mirë për të kaluar tek ngritja ekonomike dhe një lloj ringjallje”, thotë ai.
Rrahmani thotë se qeveria Kurti, por edhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend do të jenë bashkëpunues me opozitën. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje