Supë me bizele dhe nenexhik: Një shije freskie që gjallëron të gjithë trupin!

Vaktet më të lehta, të gatshme për vetëm 30 minuta janë gjithçka që ju nevojitet për të qenë plot energji dhe më të gatshëm për sfidat e përditshme
Përbërësit:
– 1 lugë gjelle vaj ulliri;
– 3 presh, të copëtuar imët;
– 2 kërcej selino;
– 2 thelpinj hudhre, të grirë;
– 6 gota bizele të freskëta;
– 4 gota supë pule (uji mishi);
– majdanoz,
– mentë (nenexhik);
– kopër;
– ¼ e gotës salcë kosi për zierje;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, ngrohni vajin e ullirit në një temperaturë mesatare. Shtoni presh dhe selino.
Ziejini derisa të zbuten, rreth 5 minuta. Shtoni hudhër dhe përziejeni ngadalë. Pastaj shtoni bizele, supë dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë për rreth 20 minuta. Në fund, shtoni nenexhik, majdanoz dhe kopër.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të qëndrojë për rreth 5 minuta.
Kalojeni në blender dhe përziejeni derisa tretja të bëhet e lëmuar. Pastaj shtoni salcë kosi, dhe qitni kripë dhe piper.
Kur ta shërbeni, shtoni disa pika të tjera vaj ulliri, dhe zbukurojeni.
Shijojeni – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReceta për çorbën e famshme të Hipokratit që "ngjall të vdekurit"

Sandviçët e nxehtë sipas recetës së Chrissy Teigenit, të gatshëm për 15 minuta

Torte me recetë shtëpiake me mjaltë dhe arra – Marlenka, ëmbëlsira që duhet ta provoni

Çeli vera, çele Monte akulloren – më të mirën dhe më të shijshmen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe