Për të ngjeshur brumin me shije të përsosur është e nevojshme më parë të aktivizoni tharmin
Shumë amvisa të papërvojë brengosen se a do të dinë ta bëjnë këtë si duhet, mirëpo ky është procesi më i thjeshtë.
Në tri veprime të ardhshme shikoni si ta aktivizoni tharmin dhe si të ngjishni brumin.
Veprimi i parë
Ujë të ngrohtë apo qumësht të ngrohtë. Varësisht se çfarë ju shkruan në recetën e brumit, nxehni pak ujë apo pak qumësht.
Kurrë nuk bën ta lini të vlojë por vetëm pak i ngrohtë të jetë. Nëse ju duket më të lehtë, mund të përdorni ujin e nxehtë nga çezma, ndërkaq qumështin nxeheni vetëm pak. Pastaj ujin e nxehtë apo qumështin qiteni në enën në të cilën do të ngjishni brumin. Shtoni tharmin dhe përzieni. Përpiquni që të ketë sa më pak mbeten droçka, transmeton Telegrafi.
Veprimi i dytë
Shtoni pak sheqer. Pasi që tharmin ta qitni në ujë apo qumësht, shtoni një apo dy lugë të vogla sheqer (varet se çfarë shkruan në recetën për brumë).
Tharmi ushqehet me sheqer dhe sheqeri do t’i ndihmojë që të shumohet dhe të aktivizohet. Në esencë kjo e përshpejton procesin. Kur ta qitni sheqerin sërish përzieni.
Veprimi i tretë
Lëreni të qëndrojë. Nëse keni zgjedhur dy veprimet e para, e gjitha që duhet të bëni është ta lini tharmin në enë që të qëndrojë afro 15 minuta.
Pas kësaj kohe kur të kontrolloni në enë duhet të ketë flluska, d.m.th. tharmi shkumon. Kjo do të thotë që tharmi është aktivizuar dhe është koha që ta përdorni. Atëherë qitni përbërësit e tjerë të brumit dhe ngjisheni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kollpite (dredhanik)

Pite me mollë dhe oriz integral pa sheqer: Gatim i shëndetshëm për të gjitha moshat!

Byrek i shpejtë pa miell: Një recetë që ju kursen nga telashet e gatimit

“Kafja nuk është vetëm pije – është përjetim”: Eksperti gastronom i kafesë, Migjen Dema flet për artin e kafes dhe mungesën e njohurive rreth saj në Kosovë

Speca me vezë

Qoftere nga sardelet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë - shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Ylli i Barcelonës bie nga autobusi gjatë festimeve në rrugët e qytetit

Protestuesit në Bazel djegin flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë demonstratës së paligjshme kundër Eurovisionit

Pesë numra fanellash që Dean Huijsen mund t’i marrë në konsideratë te Real Madridi