LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk bëri një “pretendim të madh” rreth Tesla-s, por më pas e fshiu atë nga Twitter

Elon Musk bëri një “pretendim të madh” rreth Tesla-s, por më pas e fshiu atë nga Twitter

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk fshiu një postim të premten që nënkuptonte se Tesla do të bëhej një kompani më e madhe se Apple, kompania më e madhe në botë, “brenda disa muajsh”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, biseda në Twitter për vlerën e tregut të Tesla-s filloi nga një llogari e quajtur @WholeMarsBlog.


Llogaria shpesh promovon përmbajtjen e Tesla dhe shkruajti “Tesla do të jetë më e madhe se Apple”.

Dhe Musk iu përgjigj cicërimës duke treguar se ai ishte dakord.

“Unë mendoj se ka një shans> 0% që Tesla të jetë kompania më e madhe”, kishte shkruar Musk në Twitter.

Një përdorues tjetër tha “Unë e dua drejtimin e asaj shigjete!” dhe Musk u përgjigj me “ndoshta brenda disa muajsh”, duke nënkuptuar që kompania së shpejti mund të bëhet më e madhe se Apple.

Vlera e tregut e Tesla-s prej 584 miliardë dollarëve ishte rreth 30% e 2.01 trilionë dollarëve të Apple me çmimet e së premtes.

Por Musk e fshiu cicërimën menjëherë pasi e shkroi.

Ai la përgjigjen e tij origjinale, por shumë përdorues “fotografuan” postimin e tij të fshirë dhe e ndanë atë.

Ndërsa Tesla dhe Apple nuk konkurrojnë drejtpërdrejt, kjo mund të ndryshojë së shpejti pasi gjigandi i iPhone thuhet se planifikon të lëshojë makinën elektrike autonome deri në vitin 2024.

Madje analistët e JP Morgan kanë thënë se Tesla mund të humbasë dominimin e saj në industrinë e makinave elektrike ndërsa markat më të shquara ndërhyjnë dhe po marrin pjesë në treg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori