Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës njëherit edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca, me rastin e 22 vjetorit të masakrave, bëri homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.
U.d së Presidentit Glauk Konjufca tha se Kosova ka tri plagë që ende janë të hapura.
Plaga e parë është masakra që kanë përjetuar populli, plaga e dytë të zhdukurit dhe e treta është mungesa e drejtësisë për familjarët që humbën të dashurit e tyre.
“Krushjanët e kanë përjetuar tmerrin e një masakre e cila ka lënë qindra e qindra të vdekur, plaga e dytë është që këtu ka edhe varreza të zbrazura, disa prej varrezave janë të zbrazura që na e kujton edhe njëherë se Serbia i ka rrëmbyer më të dashurit tanë e familjarët tanë fati i tyre ende nuk është zbardhur. Dhe kjo është një plagë e hapur në trupin e shtetit tonë, popullit tonë dhe plaga e tretë do të thosha që është drejtësia e munguar, nuk ka pasur drejtësi kurrë për familjarët të cilët i humbën më të dashuritë e tyre. Ata u masakruan u rrëmbyen, nuk dihet për një pjesë të tyre për fatin e tyre dhe familjarët tash e 22 vite prej asaj date jetojnë për çdo ditë me peshën e me vuajtjen e rëndë për fatin e pazbardhur të familjarëve të tyre”, tha ai.
Konjufca tha se gjaku i krushjanëve të Krushës të Madhe dhe të Vogël qëndron në themelet e shtetit tonë dhe themelet e lirisë së Republikës se Kosovës.
Konjufca tha se qeveria e re me kryeministër Kurtin ka premtuar që do të padisë shtetin e Serbisë për gjenocidin dhe kjo do të ndodhë dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat tona në dialogun me Serbinë.
“Qeveria që ka ardh në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha ai.
Konjufca gjithashtu homazhet i vazhdoi edhe në Krushë të Vogël ku tha së Serbia nuk e ka marr ende dënimin e merituar si shtet për krimet e kryera në Kosovë.
“Çka është më e keqja përmes politikës së sotme të cilën po e zhvillojnë përfaqësuesit shtetërorë të Serbisë po na tregojnë që Serbia në masë të madhe nuk është shkëputur nga ajo logjikë e atij pushteti që e ka shkaktuar gjenocidin në Kosovë” shtoi ai.
Krusha e Madhe është edhe vendlindja e intelektualit të madh Ukshin Hoti i cili u zhduk në muajin maj të vitit 1999 nga forcat policore të Serbisë duke mos u ditur më asgjë për fatin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje