LAJMI I FUNDIT:

Reja i kënaqur me fitoren, flet edhe për përballjen me Anglinë

Reja i kënaqur me fitoren, flet edhe për përballjen me Anglinë
(Foto: fshf.org)

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë tri pikët e para në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat minimal 0-1 te Andorra, ku morën tri pikë shumë të vlefshme.

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja pas ndeshjes e analizoi suksesin e kuqezinjëve në Andorra, duke vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë sidomos në 45 minutat e para.


“Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë, bëmë aksione të bukura. Mund të shënonim më përpara. Në pjesën e dytë vuajtëm rreth çerek ore, Andorra është një skuadër e vështirë, pasi të bën shumë presing dhe të krijon tension. Të kënaqemi më këto tre pikë, jam i kënaqur edhe me 0-1″.

“Janë tre pikë të rëndësishme, të shohim përpara me besim.Kemi luajtur me 5 lojtarë në fazën sulmuese, por duhet të kemi edhe karakteristika force, jo vetëm teknikë. Do shfrytëzoj në maksimum këtë grup, më pas do i jap hapësira edhe të rinjve. Kalendari është i ngjeshur, do përdor rreth 20 lojtarë në këto tre ndeshjes. Të shohim nëse do të dalë ndonjë element”.

“Ishte e vështirë për sulmuesit tanë, Andorra luajti me 5 pas dhe nuk la hapësira. Zgjidhjet duhet të krijojnë hapësira në situata të tilla. U përpoqëm në krah, sidomos në krahun e majtë me Lenjanin. Ishim më të pastër në krahun e majtë dhe disi më të pisët në krahun tjetër. Ishim pak efikas në sulm, por ishte ndeshja e parë në një fushë të vështirë dhe t’i gëzohemi tre pikëve”.

“Do isha shumë i kënaqur nëse do të luanim gjatë gjithë ndeshjes me Anglinë siç luajtëm sot në 45 minutat e para. Nuk është hera e parë që ndodh të godasim vonë portën. Nuk na ka ndodhur vetëm ne, loja hapet nëse shënon shpejt, brenda 10-15 minutave të para. E sigurt që duhet të bëjmë më mirë, nuk luajtëm shumë futboll në pjesën e dytë. Disa pasime dhe topa të gjatë, goditëm portën vetëm me Brojën, është fare pak”.

“Rezervim për t’u ruajtur me Anglinë? Mund të ketë ndodhur, nuk e mohoj, por në mbrojtje nuk u kursyem. Të tre mbrojtësit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, shyqyr që ata nuk u kursyen. Mund të ketë diçka kur luan pas tre ditësh me Anglinë, por nuk do të thotë që nuk duhet të shtysh përpara pse je në avantazh 1-0“, përfundoi Reja.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori