LAJMI I FUNDIT:

Kryesenatorja italiane uron kryeparlamentarin Konjufca

Kryesenatorja italiane uron kryeparlamentarin Konjufca

Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesenatorja italiane thotë se uron që pas kufizimeve të vendosura nga pandemia, të ketë mundësi të takohet me Konjufcën.

“Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë ta vizitoja menjëherë pas zgjedhjes sime Kryetare e Senatit. Uroj që, pasi të kenë përfunduar kufizimet e vendosura nga kjo pandemi, do të kemi mundësi për dialog dhe takim personal. Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në telegramin e kryesenatores italiane.


Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit më 22 mars. /Telegrafi/