LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Pulmologjisë e mbushur me pacientë COVID-19, bëhet thirrje për kujdes të shtuar

Klinika e Pulmologjisë e mbushur me pacientë COVID-19, bëhet thirrje për kujdes të shtuar
Foto: Ilustrim

Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) e cila ndryshe quhet dhe COVID-19 dy, aktualisht është e mbushur me pacientë të infektuar nga virusi Sars Cov 2.

Doktoresha nga kjo klinikë si dhe pulmologia Rukije Mehmeti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga 88 shtretër sa i ka kjo klinikë diku 86 shtretër janë të zëna me pacientë të cilët janë të infektuar me COVID-19.


Ajo tregoi se në QKUK aktualisht tre Klinika janë duke trajtuar pacientët me coronavirus, ndërkaq siç tha Mehmeti nëse rritet numri i rasteve të të infektuarëve mund të kthehet në COVID katërsh edhe disa reparte të Klinikës Interne.

“Në këtë klinikë për momentin i kemi 88 shtretër dhe janë vetëm dy-tri vende të lira, pasi  çdo ditë ne lirojmë dhe pranojmë, pasi bëjmë vende të lira për pacientë të cilët shtrohen. Kjo Klinikë është COVID dyshi nga momenti i vitit kaluar, ndërsa Klinika Infektive është COVID njëshi, e Njësia Sportive është COVID treshi, po mendojmë se nëse rritet numri i rasteve me coronavirus ta kthejmë dhe Klinikën Interne COVID katër, disa reparte të saj”, ka thënë Mehmeti.

Rukije Mehmeti, Pulmologe

Pulmologia po ashtu tha se gjendja e pacientëve të shtruar në Klinikën e Pulmologjisë është stabile, mirëpo siç tha ajo gjendja e tyre mund të ndryshoj.

“Mund të them që gjendja e pacientëve është stabile por mund të ndodh që të ndryshoj gjendja e tyre. 86 për qind e pacientëve janë me oksigjen, këtyre rasteve nuk ju dihet pasi në çdo moment mund të ju ndërroj gjendja. Ka mosha të ndryshme, por kryesisht i kemi 40 vjet e lartë”, theksoi Mehmeti.

Pulmologia Mehmeti po ashtu bëri thirrje qytetarëve për mbajtjen e masave mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qeveria e Kosovës.

“Popullatës ju them që të kenë kujdes, pasi janë duke e shikuar se si kjo sëmundje e ka përfundimin e saj. E vetmja mundësi si masë mbrojtëse është mbajtja e maskës, higjiena dhe distanca”, ka bërë thirrje pulmologia Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori