Raporti i ri i AstraZeneca thotë se vaksina ishte 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19
Gjiganti i ilaçeve AstraZeneca azhurnoi të dhënat e saj se sa mirë funksionon vaksina anti-COVID, duke thënë dje (e mërkurën) se vaksina tregoi 76 për qind efikasitet kundër sëmundjes simptomatike të coronavirusit dhe 100 për qind efikasitet kundër sëmundjes së rëndë – kritike ose nevojës për shtrim në spital.
Vaksina ishte 85 për qind efektive në parandalimin e simptomave tek vullnetarët 65 vjeç e lart, tha kompania.
Shifrat nuk janë shumë të ndryshme nga të dhënat që kompania lëshoi në një deklaratë të hënën. Ashtu si me të dhënat e së hënës, kompania i ka lëshuar ato përmes njoftimit të lajmeve dhe jo në një raport të vlerësuar nga kolegët ose si një paraqitje zyrtare për rishikimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.
“Analiza kryesore është në përputhje me analizën tonë të përkohshme të lëshuar më parë dhe konfirmon se vaksina jonë anti-COVID është shumë efektive te të rriturit, duke përfshirë ata të moshës 65 vjeç e lart. Ne shpresojmë të regjistrojmë kërkesën tonë rregullatore për Autorizimin e Përdorimit të Emergjencës në SH.B.A. dhe jemi duke u përgatitur për shpërndarjen e miliona dozave në të gjithë Amerikën”, tha Mene Pangalos, nënkryetar ekzekutiv për kërkimin e biofarmaceutikës për kompaninë, në një deklaratë, shkruan CNN.
Të martën, Bordi i Pavarur i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë (DSMB) që rishikon të dhënat nga kandidatët e shumtë të vaksinave anti-COVID shprehën shqetësim në lidhje me njoftimet e AstraZeneca mbi gjetjet e saj të fundit dhe, në mënyrë të pazakontë, Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive shpalli publikisht këto shqetësime.
Të hënën, AstraZeneca tha se vaksina e saj anti-COVID tregoi 79 për qind efikasitet kundër sëmundjes simptomatike dhe 100 për qind efikasitet kundër sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze