Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për mediat, në prag të ndeshjes së parë eliminatore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Andorrës, e të vlefshme për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Reja u shpreh mjaft optimist për këtë ndeshje, teksa theksoi se duhet përqendrim maksimal në ndeshjen e nesërme me Andorrën. Ai foli edhe për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës, ndërsa tha edhe se ekipi duhet të jetë i sigurt, të ketë ekuilibër dhe të mos ketë frikë.
“Nuk është se kemi pasur shumë ditë në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje. Gjithsesi, ekipin e kam parë mirë. Ka pasur lojtarë që kanë luajtur edhe të dielën, ka pasur pak lodhje këto ditët e fundit me klubet e tyre”, ka thënë fillimisht Reja në konferencë.
“Kam qenë pak i shqetësuar sepse në dy muajt e fundit situata nuk ka qenë mirë me lojtarët që luajnë me klubet e tyre, ka pasur dëmtime. Por situata është qetësuar dhe të gjithë po luajnë titullarë me ekipet e tyre dhe janë më mirë fizikisht. Kjo është diçka që më jep qetësi, jemi në formë por duhet përqendrim i madh dhe fokus. Takohemi pas katër muajsh, nuk është shumë e lehtë por ne do të donim ta rifillonim aty ku e lamë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, sa i përket formës apo edhe rezultatet. E dimë që Andorra është një kundërshtar i fortë dhe nuk duhet kurrsesi ta nënvlerësojmë”.
“Unë mendoj që ai rendiment, ai edicion i kaluar i Ligës së Kombeve do na japë stimuj më shumë. Sigurisht që përgjegjësia në skuadër është rritur dhe tani kemi përballë skuadra më të forta se ato që kemi pasur në Ligën e Kombeve. Por pas Ligës së Kombeve ne jemi ekip më i mirë dhe pritshmëritë janë për t’u rritur akoma. Tani është momenti i të vërtetës dhe të shohim nëse vërtetë jemi rritur ose jo. Kemi mundësi ta tregojmë këtë ndaj rivalëve të fortë që kemi në grup”.
“Patjetër që kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë nesër. Ne e kemi formacionin tonë. Por kemi një seancë të fundit për sot dhe të shohim si do shkojnë gjërat. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente në këtë ndeshje. Do të mbështetem te lojtarët që kanë krijuar mentalitetin e duhur dhe te të cilët unë kam besim. Pastaj kemi edhe dy ndeshje të tjera, do bëjmë ndryshime, prandaj kam marrë 28 lojtarë. Do të kem mundësi për të provuar të tjerë. Më vjen keq për Abrashin dhe Balaj. Por unë kam një grup prej 30 e ca lojtarësh në qarkullim dhe sigurisht nuk mund të grumbullohen të gjithë. Sa i përket përgatitjeve, kemi pasur pak ditë. Unë kam bërë një seancë të plotë vetëm ditën e djeshme. Nuk është diçka shumë e mirë, por do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje më të mira me lojtarët që kemi, dhe besoj se kemi punuar mirë”.
“Nuk mund të bëj parashikime për objektivat që do të ketë Shqipëria në këtë grup, por duhet ndryshim mentaliteti. Duhet më shumë siguri. Ekipi duhet të ketë kurajë dhe aspak frikë, duhet të ketë ekuilibër. Situata është e ndryshme, ne takohemi pas kaq kohësh në këtë grumbullim, por duhet të jemi shumë të fortë psikologjikisht. Është ndryshe Kombëtarja dhe është ndryshe në klub. Në klub të lejohet të bësh edhe ndonjë gabim sepse mund ta rikuperosh, ndërsa gabimi në Kombëtare kushton shumë rëndë. Duhet mbajtur tensioni lart gjatë gjithë kohës, pavarësisht kundërshtarit apo rezultatin në lojë”.
“Për Bajramin duhet të presim një leje nga FIFA sepse është një situatë e komplikuar. Ai ka lindur në Maqedoninë e Veriut, është rritur në Zvicër dhe ne jemi në pritje të një leje, që mund të vijë sot apo edhe nesër. Është lojtar interesant. Ka shenja që mund të rritet akoma edhe më shumë në të ardhmen dhe mund të na ndihmojë”.
“Ne kemi pasur probleme jo vetëm në këtë fushë me Andorrën por edhe në fushën tonë. Mund të them që e njoh si skuadër. E kam parë edhe në ndeshjen e fundit me Shqipërinë, por edhe në Ligën e Kombeve. Është një skuadër që të vë në vështirësi, ka karakteristika të veçanta, luan me presing të lartë. Lë pak hapësira për kundërshtarët, ka lojtarë shumë të shpejtë, sidomos në krah. Duhet të tregojmë kujdes!”, përfundoi trajneri Reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë