Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti thotë se presidenti duhet të zgjidhet dhe jo të provokohen zgjedhjet e reja.
Haliti i tha se do varet nga qëndrimi i partisë por që e ruan të drejtën e tij autonome si deputet se si do të votojë.
Pas zgjedhjes së kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, institucioni i vetëm që ka mbetur pa u konstituuar është presidenca.
Koalicionit fitues të zgjedhjeve i duhen të paktën 80 vota në Kuvend për të zgjedhur presidentin e ri, teksa pretendetja kryesore është Vjosa Osmani.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i tha Gazetës Express se presidenti duhet të zgjidhet shpejt dhe të mos provokohen zgjedhjet e reja.
“Unë kam thënë që është mirë me e votu kandidatin për president dhe kam folur edhe për mundësinë e kandidimit të ndokujt nga opozita por ajo që është me rëndësi është që unë mendoj që është mirë me u zgjedh presidenti sa më shpejt dhe mos i provoku zgjedhjet e reja”, tha Haliti.
I pyetur nëse do të votonte pro Vjosa Osmanit, Haliti tha se varet prej qëndrimit të partisë por e drejta e votës individuale si deputet ekziston.
“Varet prej qëndrimit të partisë, pastaj a pajtohem me partinë apo jo, e drejta jonë është me votu si të na merr mendja, jemi deputetë. Vërtetë është në interes të Kosovës me e kriju edhe institucionin e presidentit. Kjo është realitet, situata aktuale, VV-ja i ka fitu zgjedhjet dhe ne duhet të presim dhe të shohim si po punon dhe të fitojmë betejën opozitare pastaj në variantin që e mendojmë”, tha Haliti për gazetaexpress.
Ai tha tutje se do ta shqyrtonte votën e tij nëse koalicioni fitues VV-Lista “Guxo” do të siguronte 79 vota për presidentin.
“Po do ta shqyrtoja fort bile, por nuk e di a do të votoja”, u shpreh Haliti.
Kurse, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se si parti nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente pasi sipas tij “ajo është një figurë përçarëse dhe për këtë çështje është folur në Këshillin Drejtues të partisë dhe kjo temë është e mbyllur”.
Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku me të cilin kanë diskutuar për çështjen e zgjidhjes së presidentit dhe votat e këtij subjekti politik.
Abdixhiku ndëkaq para mediave ka thënë se për takimin dhe diskutimet që kanë pasur sot do të diskutojnë edhe në parti, dhe pasi të marrin qëndrimin e partisë dhe pas një takimi tjetër me Vjosa Osmanin do të kenë edhe qëndrimin përfundimtar, nëse do ta përkrahin atë si presidente.
“Në këtë takim kemi diskutuar çështjet me interes rreth krijimit të institucionit të presidentit. Ka qenë takim i frytshëm dhe pozitiv në atmosferë të mirë. Kemi diskutuar platformën që pretendentja për presidente dëshiron ta ndërtojë. Në këtë platformë kemi dhënë diskutimet tona. S’kemi vërejtje. Kemi diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akterëve partiak, kemi avancuar në këtë aspekt. Do të takohemi edhe një here”, ka thënë Abdixhiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, “Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?” – Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij
Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit
Hoxhaj: Rezoluta e OKB-së të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar
"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës