Zhvlerësimi i valutës në Turqi ka sjellë një rritje të vazhdueshme të çmimeve ushqimore, duke shtuar problemet për banorët lokalë, të goditur edhe nga pandemia COVID-19.
Konsumatorët në vend zakonisht blejnë nëpër pazare, për shkak se ka produkte relativisht më të freskëta dhe çmime më të lira. Megjithatë, edhe në pazare, banorët lokalë po ndiejnë vështirësi nga rritja e çmimeve. Çmimi i vezëve, sipas raportimeve lokale, është thuajse dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
“Çmimi i thuajse çdo gjëje është rritur, si ullinjtë, djathi dhe vaji ullirit. Jam 74-vjeç dhe nuk kam parë çmime të tilla në jetën time”, tha një banor lokal.
Sipas të dhënave të Agjencisë turke të Statistikave, çmimet ushqimore janë rritur me 18 për qind me bazë vjetore në muajin janar. Çmimi i perimeve është rritur vazhdimisht dhe shitësit e vegjël po ndikohen, përcjell Scan TV.
“Çmimi i lartë po largon njerëzit, ndërkohë që blerjet kanë rënë edhe për shkak të pandemisë”, tha një shitës nga Stambolli.
Analistët thonë se mospërputhja e ofertës me kërkesën, ekonomia e dobët nga pandemia dhe rritja e çmimeve të ushqimit në botë së fundmi, kanë ndikuar tek inflacioni ushqimor në Turqi.
Për të kontrolluar inflacionin, Banka Qendrore e Turqisë lajmëroi javën e kaluar se do të rrisë normën bazë të interesit nga 17 – 19 për qind. Megjithatë, dy ditë më vonë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan, largoi nga pozita guvernatorin Naci Agbal.
Pas përhapjes së lajmit, besimi në tregje ra ndjeshëm, ndjekur nga lira turke që humbi 15 për qind të vlerës, rënia më e madhe që prej gushtit 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City