LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi që po sfidon familjet e të prekurve me coronavirus, 850 euro një ampulë

Ilaçi që po sfidon familjet e të prekurve me coronavirus, 850 euro një ampulë

Një lloj i barnave që përdoren në reumatologji ka filluar të përdoret edhe te pacientët me coronavirus. Mirëpo, çmimi i tij në Kosovë shkon deri në 850 euro.

Ticilizumab është një ilaç që po përdoret në trajtimin e rasteve të rënda me coronavirus.

Infektologia Albina Ponosheci-Biçaku tha se ky ilaç përdoret për trajtimin e sëmundjeve reumatike, por që në vende të ndryshme të botës po përdoret edhe për trajtimin e rasteve me COVID-19.


“Ticilizumabi jepet te pacientët e hospitalizuar me gjendje mesatarisht të rëndë ose të rëndë të cilët kanë nevojë për oksigjen dhe kanë ndryshime në radiografi të mushkërive ose imazheri të mushkërive”.

RTV Dukagjini mëson se ky ilaç në tregun e  Kosovës kushton 850 euro pasi që klinikat dhe spitalet nuk kanë qenë të furnizuara me të.

Mirëpo barnatorja qendrore tha për RTV Dukagjinin se kanë ardhur furnizime të reja me këtë produkt.

“Klinikat e COVID-19 janë furnizuar me këtë produkt gjatë ditës së sotme (hënë). Produkti është i dedikuar vetëm për pacientët e hospitalizuar”, thuhet në përgjigjen e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori