LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 21 vjeçare dhe një grua shtatzënë nga COVID-19 në QKUK

Vdes një 21 vjeçare dhe një grua shtatzënë nga COVID-19 në QKUK
Foto: Ilustrim

Dy persona të gjinisë femërore, njëra 21 vjeçare si dhe tjetra 41 vjeçare si pasojë e infektimit me coronavirus, sot kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Sipas saj, 21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.


Ndërsa, 41 vjeçarja siç tha Qyqalla ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Futet në “41 biss” ish-komandoja, e “fundos” telefoni që iu gjet në qeli

Futet në “41 biss” ish-komandoja, e “fundos” telefoni që iu gjet në qeli

Lajme
Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan

Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan

Lajme
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Lajme
Çfarë po ndodhë me reformën në sistemin e drejtësisë?

Çfarë po ndodhë me reformën në sistemin e drejtësisë?

Drejtësi
Zhvillimet e fundit në UP, studentët paralajmërojnë bojkot dhe protesta

Zhvillimet e fundit në UP, studentët paralajmërojnë bojkot dhe protesta

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Kalo në kategori